Kryeministri i vendit Avdullah Hoti, gjatë ditës së sotme kishte vizituar Manastirin e Deçanit, në të cilën u takua me Igumenin e Manastirit të Deçanit, Ati Sava Janjiq, transmeton arbresh.info
Pas këtij takimi kryeministri Hoti, përmes një statusi në facebook, kishte deklaruar se së shpejti do të bëjë një zgjidhje që është e pranueshme për të gjithë në lidhje me çështjen e rrugës së Manastirit.
Por ndryshe nga kryeministri Hoti, është deklaruar Igumeni i Manastirit të Deçanit, Ati Sava Janjiq.
Sipas tij, çështja e rrugës së Manastirit nuk ka nevojë për zgjidhje ngase ajo është e rregulluar me ligj.
“Sot prita në takim kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hotin, kryetarin e Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj dhe komandantin e KFOR-it, Michele Risi me bashkëpunëtoret e tyre. Në një bisedë të hapur për të gjitha problemet aktuale në zonën e veçantë të mbrojtur të manastirit, ne u pajtuam që zgjidhjet të kërkohen me respekt të plotë për ligjet ekzistuese.”, ka thënë Janjiq.
Ndryshe në këtë vizitë morën pjesë edhe Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj dhe komandanti i KFOR-it, Michele Risi/arbresh.info/
Ky ishte postimi i kryeministrit Hoti:
https://www.facebook.com/avdullah.hoti/posts/3578226778905317
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën
Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor
Forcat izraelite vrasin 6 terroristë, arrestohen dhjetëra të...
OEK i reagon Rizvanollit, do të iniciohet procedurë ligjore...
Haradinaj nominohet për kryeministër: Aleanca në zgjedhje ni...