Trajneri i ri i Juventus-it, Andrea Pirlo ka konfirmuar se sulmuesi Gonzalo Higuain, do largohet gjatë kësaj vere.
Ka pasur raportime të shumta që “Bianconerët” nuk e duan argjentinasin dhe kjo tashmë është konfirmuar, transmeton portali arbresh.info.
Tekniku italian ka bërë me dije që lojtari nuk është në projektin e “Zonjës së Vjetër” dhe do e lejojnë të largohen.

“Kemi vendosur së bashku me Gonzalo Higuain-in që ai do largohet gjatë verës. Ai nuk është në projektin tonë dhe jemi të gatshëm ta lejojmë të largohet”, deklaroi ai.
Pirlo gjithashtu ka konfirmuar se Paulo Dybala nuk është në shitje, ndërsa thuhet se Sami Khedira do e ndjek Higuain-in dhe të largohet nga Torino.
Higuain për klubin italian ka bërë 149 paraqitje duke shënuar 66 gola./arbresh.info.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit