Trajneri Ronald Koeman, nuk e do në skuadër sulmuesin Luis Suarez dhe ia ka bërë me dije klubit që t’ia ndërpres kontratën.
Ky rast ka alarmuar top klubet e ndër to është edhe PSG-ja, e cila do provojë ta bind uruguaianin të kaloi në “Parkun e Princave”, transmeton portali arbresh.info.
Ideja e këtij transferimi është e yllit brazilian, Neymar, i cili mendon se Suarez është lojtari i duhur që të luajë pranë tij dhe Kylian Mbappe-s.

Momentalisht në pozitën e qendërsulmuesit është Mauro Icardi, i cili në gjysmëfinale dhe finale të Ligës së Kampionëve qëndroi në stol.
PSG është në pritje të lirimit të Suarez-it nga Barcelona dhe pastaj do mundohet ta bind.
Thuhet se lojtari kërkohet edhe në Premierë Ligë dhe Seria A, derisa ka refuzuar rikthimin te Ajax-i./arbresh.info.
IPK rekomandon suspendimin e një polici trafiku në Prishtinë
“Për ne, ai ka qenë gjithmonë hero”: Jeta e Afrim Bunjakut n...
Begaj reagon për vdekjen e Rexhep Qosjes: Një mendje e shqua...
Bedri Hamza ngushëllon familjen e Rexhep Qosjes
Moment viral në Ferma VIP: Mimoza i kërkon dron Era Istrefit
Kuvendi miraton Projektligjin për Shtetësinë