Koordinatori shtetëror për dialogun Kosovë-Serbi, Skender Hyseni, sot gjatë ditës ka pritur në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott.
Hysen me ambasadorin britanik ka folur rreth procesit të dialogut Kosovë-Serbi, raporton Arbresh.info.
Koordinatori shtetërorë për dialog tha se mori edhe mbështetjen nga ky shtet aleat i Kosovës për proceset që po kalon vendi ynë si dhe për marrëveshjen finale Kosovë-Serbi, që çon në normalizim të plotë të marrëdhënieve.
Ky është njoftimi I plotë pas takimit:
Sot, prita në zyrën time ambasadorin e Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott. Bëmë një bisedë të hapur për rrjedhën e deritashme të dialogut Kosovë-Serbi. Duke çmuar lartë kontributin e madh të Britanisë së Madhe në të gjitha fazat e historisë më të re dhe shtetndërtimit në Kosovë, theksova rëndësinë e veçantë që ka përkrahja e mëtejme britanike për proceset nëpër të cilat po kalon vendi ynë. Ambasadori Abbott, nga ana e tij tha se përkushtimi dhe angazhimi i Mbretërisë së Bashkuar, për një marrëveshje të drejt dhe të qëndrueshme që duhet të sjell normalizim të plotë në marrëdheinet midis Kosovës dhe Serbisë, është i palëkundshëm.
S.H.
Skender Hyseni drejt kryeqytetit francez, takohet me njerëzit e Macronit
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...