Skender Hyseni sot udhëton për takime në Paris.
Koordinatori shtetëror i Kosovës për dialogun me Serbinë, Skender Hyseni, sot do të udhëtojë për në kryeqytetin e Francës, Paris, raporton Arbresh.info.
Arbresh.info, mëson se Hyseni do të udhëtojë në Paris ku pritet të takohet me këshilltarë të presidenti të Francës, Emmanuel Macron.
Për këto takime është në dijeni edhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.
Hyseni kishte zhvilluar vizitë edhe në SHBA.
Koordinatori, Skender Hyseni, ka thënë që gjatë vizitës në Uashington është angazhuar që çështja e dialogut me Serbinë të mos shtyhet edhe më shumë.
“Në vizitën e Uashingtonit, kam theksuar nevojën e dinamizmit të dialogut, në mënyrë që të përkufizohet në kohë dhe të mos zvarritet dhe të mos rrëshqasë në debate koti”, ishte deklarata e tij pas kthimit./arbresh.info/
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...