Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti tha sot se megjithëse trendi i rasteve të reja me coronavirus ka filluar të bie, kjo nuk është shenjë që situata është vënë plotësisht nën kontroll dhe pandemisë i është dalë në krye.
Hoti këto komente i bëri në takimin me kryetarët e komunave për tu dakorduar për menaxhimin e pandemisë, përgatitjet për fillimin e mësimit dhe analizimin e efektit të masave ndaj COVID-19.
“Trendi i rasteve të reja ka filluar të bie, po nuk është shenjë që i kemi dalë në krye dhe e kemi fut plotësisht në kontroll pandeminë duke qenë se numri i rasteve të reja me fatalitet fatkeqësisht po mbetet i lartë”, tha kryeministri.
Ai u shpreh se janë duke bërë maksimumin tash e sa kohë që të koordinojnë aktivitetet për t’i dalë në ballë kësaj situate.
“Jemi munduar të vendosim bashkëpunim të rregullt… Sigurisht që ka hapësirë për bashkëpunim më të mirë dhe efikas, ndërmjet ministrive dhe komunave…”, tha Hoti.
Ndryshe, pas pjesës hyrëse të kryeministrit Hoti, takimi është mbyllur për media./arbresh.info/
Hoxha: Shqipëria e vlerëson shumë miqësinë dhe partneritetin...
Do të ketë më shumë raste të hantavirusit në javët e ardhshm...
Parashikimi i motit për të enjten
Inter e fiton edhe Kupën e Italisë
Trump në Kinë me titanët e teknologjisë amerikane, çfarë pri...
Konjufca: Nëse VV i merr mbi 51%, nuk ka zgjedhje deri në vi...