Ylli i Juventus-it, Cristiano Ronaldo është i gatshëm që të rikthehet në Torino, që të nis sezonin e tretë.
Pas eliminimit nga Lyon-i në Ligën e Kampionëve ka pasur raportime që portugezi mendonte largimin, mirëpo kjo nuk është e vërtetë, transmeton portali arbresh.info.
Pas 16 ditëve pushim Ronaldo do rikthehet te “Zonja e Vjetër” dhe të punojë nën urdhrat e Andrea Pirlo-s, me të cilët synon Ligën e Kampionëve.

Juventus-i e transferoi para dy viteve Ronaldo-n nga Real Madrid-i për 100 milionë euro, duke i ofruar kontratë katërvjeçare dhe shitja e tij vetëm pas dy sezoneve shihet si dorëzim.
Andaj, Juventus-i e ka bërë të qartë se do vazhdojë me pesë herë fituesin e Topit të Artë dhe ka bërë gati projektin e ri, për të cilin Ronaldo është i hapur.
Mbetet të shihet nëse edicionin e ardhshëm gjigantit italian do t’i realizohet ëndrra dhe të fitojë trofeun me prestigjiozë në botë./arbresh.info.
Haxhiu: VV-ja nëse do të kishte siguri për 80 vota s’d...
Kurti takon Presidenten e BERZh-it, flasin për forcimin e ba...
“Thaçi të lirohet para aktgjykimit me shkrim”
S`ka president pa marrëveshje politike
Nesër mblidhet Kuvendi, në rend dite marrëveshjet ndëkombëta...
E konfirmon Liverpool-i, largohet Robertson