Zlatan Ibrahimovic ende nuk ka dhënë një përgjigje për ofertën e Milanit për rinovimin e kontratës, kështu që me siguri nuk do të jetë në stërvitjen para-sezonale të hënën.
38-vjeçari arriti si një lojtar i lirë nga LA Galaxy në janar, por marrëveshja e tij do të skadojë më 31 gusht të këtij vitit.
Drejtuesit e klubit Rossoner dhe lojtari janë të interesuar të vazhdojnë bashkëpunimin, por ende nuk po pajtohen rreth kushteve.
Sipas gazetarit Gianluca Di Marzio, nuk ka shenja të një nënshkrimi të afërt në kontratën e re dhe do të duhet më shumë sesa pritej për të negociuar.
Kuqezinjtë pritet të fillojnë stërvitjen para-sezonale të hënën, por duket se nuk ka gjasa në këtë pikë që Ibrahimovic të marrë pjesë nga fillimi.
Ibrahimovic shënoi 11 gola në 20 ndeshje në të gjitha garat për Milanin, duke siguruar gjithashtu edhe pesë asistime. /Telegrafi/
Allegri pranë Napolit, Milani drejt shkarkimit të trajnerit
Nis rishikimi i ligjit për Parqet Kombëtare, synohet zgjidhj...
Gjykata Kushtetuese rikthen për rishqyrtim çështjen e masës ...
Kryeqyteti organizon ceremoni përkujtimore për Fehmi e Xhevë...
Nga 1 qershori, bileta e autobusit mund të kushtojë 30 lekë ...
Dalin në shtije biletat për ndeshjen miqësore me Andorrën