Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) më 21.08.2020 ka marrë këto vendime:
1. Konform Nenit 45 të Rregullores së Përfaqësueseve të Kosovës, me propozim të Sekretares së Përgjithshme të FBK-së, Bordi i FBK-së e ka emërur Kimete Halitin në cilësinë e Udhëheqëses së Delegacionit të Përfaqësueses A të Kosovës në konkurrencën e femrave për FIBA Kampionatin Evropian të Shteteve të Vogla që do të organizohet në vitin 2021 në Nicosia të Qipros.
2. Konform Nenit 41 të Rregullores së Përfaqësueseve të Kosovës me propozim të Drejtorit të Përfaqësueseve të Kosovës, Bordit i FBK-së ka emëruar këta trajnerë për postin e ndihmëstrajnerëve në Përfaqësuesen A të Femrave: Kemajl Muja, Pal Syla dhe Lorik Kllokoqi, shkruan lajmi.net
3. Konform Statutit të FBK-së dhe Rregullores për Organizimin e Brendshëm të FBK-së me propozim të Sekretares së Përgjithshme, Bordi i FBK-së e ka emëruar Leart Hoxhën personin përgjegjës nga Bordi i FBK-së për menaxher/koordinator të lojës së basketbollit 3×3 në kuadër të FBK-së. Përshkrimi i detyrave të tij do të bëhet konform Rregullores për Organizimin e Brendshëm të FBK-së nga Sekretarja e Përgjithshme.
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër