Sot në Rahovec është raportuar vdekja e një 33 vjeçari i cili ishte i prekur me koronavirus.
Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka thënë në Rtv Dukagjini se tashmë të ndjerit me 7 gusht i është marrë mostra dhe i njëjti më 9 gusht ka rezultuar pozitiv.
“Ai në fillim ishe shtruar në Klinikën Infektive në Gjakovë e që më pas është përcjellë për në Klinikën e Pulmologjisë në QKUK. Atje ka qenë duke u trajtuar me oksigjeno terapi. Ai ka pasur një pneumoni në mushkëri. Sot rreth orës 14:30 është konfirmuar vdekja e tij si pasojë e komplikimeve serioze që i kishte shkaktuar coronavirusi”, tha ai.
Latifi thotë se edhe tre pjesëtarë të familjes së të ndjerit janë të prekur me koronavirus, përcjell Telegrafi.
“Vëllai i moshës 45 vjeçare ka gjendje stabile dhe është i shtrirë në QKUK dhe është duke u trajtuar me oksigjenoterapi. Babai i të ndjerit është duke u trajtuar në Klinikën Infektive në Gjakovë ndërsa axha është në Klinikën e Pulmologjisë. Që të tre janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi”.
Kryetari i Rahovecit thotë se për momentin në këtë komunë janë 107 të shëruar, 22 raste aktive dhe 24 raste që kanë përfunduar me fatalitet si pasojë e infeksionit me koronavirus.
Hapet aplikimi për rreth 20 mijë maturantë për testin e Matu...
Gjini zotohet: Heqje e taksës për tokën e mbjellë dhe familj...
Hyn në fuqi kufizimi i ri i pagesave: mbi 2000 euro vetëm pë...
Costa nis vizitën në Ballkanin Perëndimor, të mërkurën qëndr...
Haxhiu: Fëmijët kanë nevojë për 365 ditë vëmendje, mbrojtje ...
Rumania konfirmon se një ndërtesë banimi u godit nga një dro...