Mjekët rusë thonë se figura opozitare Alexei Navalny – mbështetësit e të cilit besojnë se ai ishte helmuar, mbetet në gjendje shumë të rëndë për t’u transferuara në Gjermani për trajtim.
Navalny është në gjendje kome që nga e enjtja kur u sëmurë gjatë udhëtimit. Mbështetësit e tij e quajtën vendimin e mjekëve një kërcënim direkt për jetën e tij, transmeton portali arbresh.info.
Doktorët thonë se nuk është gjetur helm në trupin e tij.
Kritiku i njohur i presidentit Vladimir Putin në mënyrë të vazhdueshme ka ekspozuar korrupsionin e zyrtarëve në Rusi.
Ai ka mbajtur disa dënime me burg.

Ekipi i tij dyshon se një substancë helmuese është hedhur në çajin e tij në kafenenë e aeroportit në qytetin e Tomskit kur ai po përgatitej të udhëtonte për në Moskë.
Mjekëve gjermanë tani u është dhënë qasje tek ai në spital, u tha një prej ndihmësve të tij gazetarëve.
Në një konferencë shtypi në Berlin, Leonid Volkov tha se një aeroplan i pajisur mjekësor i dërguar nga Gjermania ishte akoma duke e pritur atë në qytetin siberian Omsk, ku ai është në spital.
Në një diagnozë paraprake të premten, mjekët thanë se gjendja e tij mund të jetë rezultat i një “çrregullimi metabolik” të shkaktuar nga sheqeri i ulët në gjak.
Kreu mjek në spitalin që mjekonte z. Navalny në Omsk në Siberi tha se pacienti ishte shumë i paqëndrueshëm për t’u transferuar dhe se pyetjet ligjore do të duhet të zgjidhen para çdo lëvizje.
Ekipi i Navalny tha që ishte “vdekjeprurëse” që ai të mbetej në spital./arbresh.info/
Tentoi t’i presë gishtat djalit 5-vjeçar, nëna me probleme m...
Tensionet rajonale, Kina ofron ndihmë humanitare për Iranin,...
Sekuestrohen mbi 2 mijë palë syze dielli “Gucci, “Porsche” d...
Nis zbatimi i ligjeve për të huajt dhe automjetet, 40 vërejt...
KE konfirmon heqjen e të gjitha masave ndaj Kosovës
Haxhi Avdyli: Dorëheqja nga Guxo nuk më pengon të jem pjesë ...