Arkeologët në provincën Henan, në Kinën qendrore thanë të premten se kanë gjetur një lëng në një kanë metali, në një varr që i përkiste dinastisë Han Perëndimore, në vitet 202 para Krishtit- 8 pas Krishtit. Ky varr në literaturën e lashtë taoiste citohet si “eliksiri i jetës”.
U gjetën rreth 3.5 litra lëng nga varri i një familje fisnike të qytetit Luoyang, tetorin e kaluar. Fillimisht nga arekologët u mendua si liker, pasi kishte një aromë alkooli. Por kërkimet e mëvonshme zbuluan se përbërësit kryesor ishin nitrat kaliumi dhe alunit, përbërësit kryesor të një ilaçi të pavdekësisë, të përmendur në tekstet e lashta taoiste, sipas drejtuesit të grupit arkeologjik, Pan Fusheng.
“Kjo është hera e parë që “ilaçi mitik i pavdeksisë” është gjetur në Kinë”, thotë Shi Jiazhen, kreu i Institutit të Relikeve Kulturore dhe Arkeologjisë në Luoyang.

Hoxha: Shqipëria e vlerëson shumë miqësinë dhe partneritetin...
Do të ketë më shumë raste të hantavirusit në javët e ardhshm...
Parashikimi i motit për të enjten
Inter e fiton edhe Kupën e Italisë
Trump në Kinë me titanët e teknologjisë amerikane, çfarë pri...
Konjufca: Nëse VV i merr mbi 51%, nuk ka zgjedhje deri në vi...