Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri, në mbledhjen e Qeverisë ka bërë të ditur se Projektligji që rregullon punën e këtij institucioni është finalizuar.
Ai shtoi se janë zvogëluar numri i ministrive, zëvendësministrave, por edhe të stafit politik.
Por për shkak që ky projektligj të mos bije ndesh me Kushtetutën dhe në bazë të rekomandimeve të shoqërisë civile, ai tha se kanë kërkuar koment nga komisioni i Venecias.
“Ligji tani është final, ne kemi vendosur që 15 ministri dhe dy t’i mbesin mandatarit”.“…do të kemi një përgjigje nga komisioni i Venecias. Ligjin e kemi finalizuar, është i plotë, zvogëlohet numri i ministrive, zv.ministrave i të punësuarve politik, për këtë arsye po e dërgojmë në komisionin e Venecias”./arbresh.info/
Hoxha: Shqipëria e vlerëson shumë miqësinë dhe partneritetin...
Do të ketë më shumë raste të hantavirusit në javët e ardhshm...
Parashikimi i motit për të enjten
Inter e fiton edhe Kupën e Italisë
Trump në Kinë me titanët e teknologjisë amerikane, çfarë pri...
Konjufca: Nëse VV i merr mbi 51%, nuk ka zgjedhje deri në vi...