Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi gjatë vizitës zyrtare në Washington, ka takuar Zëvendës Ndihmës Sekretarin e ShBA-së, Jorgan Andrews, nga Byroja për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL).
Në takim me Zëvendës Ndihmës Sekretarin Andreës, Selimi ka shprehur mirënjohjen e tij për mbështetjen që i ka ofruar Byroja për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatim të Ligjit Ministrisë së Drejtësisë.
Selimi në bashkëbisedim me Andrews, theksoi se si Ministër i Drejtësisë ndër prioritetet e tij është përmirësimi i legjislacionit për luftimin e dukurive negative, krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Hoxha: Shqipëria e vlerëson shumë miqësinë dhe partneritetin...
Do të ketë më shumë raste të hantavirusit në javët e ardhshm...
Parashikimi i motit për të enjten
Inter e fiton edhe Kupën e Italisë
Trump në Kinë me titanët e teknologjisë amerikane, çfarë pri...
Konjufca: Nëse VV i merr mbi 51%, nuk ka zgjedhje deri në vi...