Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini ka thënë se gjasat janë shumë reale që koalicioni qeverisës të zgjerohet.
Gjini në RTV Dukagjini ka thënë se AAK kësaj radhe e ka kandidatin më të mirë për president.
Ai ka thënë se ka shumë të panjohura për momentin por shton se gjasat për zgjerim të koalicionit janë reale.
“Gjasat për të pasur zgjedhje janë të vogla por ekzistojnë. Nëse nuk mund ta zgjedhim presidentin kushtetuta na obligon të shkojmë në zgjedhje. Për momentin nuk shoh arsye tjera që mund ta dërgojnë vendin në zgjedhje”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Nënkryetari i AAK-së thotë se ka çështje tjera për të cilat mund të mos ketë mosmarrëveshje por sipas tij ato nuk e rrezikojnë koalicionin.
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë