Në një kohë krize ekonomike që ndodhet Kosova, presidenti i vendit, Hashim Thaçi merret me estradën kosovare, shkruan arbresh.info.
Gjatë ditës së sotme presidenti Thaçi ka pritur në zyre të tij këngëtarin “Mozzik” i cili ditë më parë u kritikua shumë që organizoi tubime publike për të shpërndarë albumin e tij.
Gramoz Aliu i njohur si “Mozzik”, sot ka qenë për vizitë në zyrën e presidentit, të cilit i ka dhuruar edhe një kopje të albumit të tij më të ri.
“Në shenjë respekti për figurat më të shquara të UÇK-së , sot ua dhashë nga një Album (cd) timin që në kohën e lirë ta dëgjojnë e ta shijojnë”, ka shkruar Mozzik.
Mozzik, ditë më parë ka nisur një turne nëpër Kosovë për të promovuar albumin e tij të ri “Mozzart”, mirëpo ky turne u ndërpre në gjysmë pasi reperi nuk respektoi masat e Qeverisë për parandalimin e përhapjes së mëtutjeshme të koronavirusit.
Ai mblodhi qindra fëmijë në sheshet e Mitrovicës, Vushtrrisë e Pejës, derisa vizita nëpër komunat tjera të Kosovës u ndërpre me ndërhyrjen e Qeverisë./arbresh.info/

Hoxha: Shqipëria e vlerëson shumë miqësinë dhe partneritetin...
Do të ketë më shumë raste të hantavirusit në javët e ardhshm...
Parashikimi i motit për të enjten
Inter e fiton edhe Kupën e Italisë
Trump në Kinë me titanët e teknologjisë amerikane, çfarë pri...
Konjufca: Nëse VV i merr mbi 51%, nuk ka zgjedhje deri në vi...