Ministri Veliu ngushëllon familjen e policit që vdiq nga Covid-19

09:47 | 20 Gusht 2020
M. A.

Ministri i i Punëve të Brendshme, Agim Veliu ka reaguar pas lajmit se ka vdekur nga COVID-19 polici Hakif Hodolli.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të policit të shkëlqyer, e punëtor, Hakif Hodolli, i cili fatkeqësisht, humbi betejën me COVID-19”, ka shkruar Veliu në Facebook, të mërkurën.

Ministri ka ngushëlluar familjen e policit Hodolli.

“Ndaj dhimbjen me familjen Hodolli, miqtë dhe bashkëpunëtorët e Hakifit, të cilët sot humbën, familjarin e përkushtuar, mikun e mirë, dhe kolegun e jashtëzakonshëm. Ngushëllimet më të sinqerta Familjes Hodolli. Qoftë i përjetshëm kujtimi për Hakifin”, thuhet në publikimin e ministrit Veliu.

Sipas të dhënave zyrtare, në Kosovë me COVID-19 janë konfirmuar 11 mijë e 848 persona, janë shëruar 7 mijë e 684 pacientë dhe kanë vdekur 425 të tjerë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale