Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, ka deklaruar se rruga Deçan-Plavë duhet të ndërtohet, pasi sipas tij ajo hap mundësi të reja për qytetarët.
Në një postim në Facebook, Krasniqi shkruan se rruga që po ndërtohet në afërsi të Kishës së Deçanit, hapë mundësi të reja për të parët e vet kishës dhe është një mundësi më të madhe për vizitorët e saj dhe një lehtësim për jetën e qytetarëve që jetojnë në atë pjesë të Dukagjinit.
Postimi i plotë:
Rruga që po ndërtohet në afërsi të Kishës së Deçanit, e njohur botërisht si Manastiri i Deçanit, hap mundësi të reja për të parët e vetë kishës, një mundësi më të madhe për vizitorët e saj dhe një lehtësim për jetën e qytetarëve që jetojnë e bashkëjetojnë në atë pjesë të Dukagjinit.
Njerëzit e urtë e sidomos të parët e fesë, cilado qoftë ajo, duhet të jenë për perspektivën e jetës për njerëzit e jo për ngulfatjen e saj dhe pengimin e zhvillimit të cilitdo vend. Kushdo që bëhet pengesë për rrugën, ai rrënon urat e miqësisë e të bashkëpunimit!
Rruga duhet të ndërtohet, se ajo aty ishte denbabaden për të lehtësuar jetën e njerëzve e assesi për të penguar e armiqësuar njerëzit e besimeve apo të kombeve të ndryshme. Madje, pa atë rrugë, që ishte e është më e vjetër se vetë kisha, as kisha nuk do të ishte aty.
Tërmeti me magnitudë 4.4 godet Italinë, mbyllen shkollat në ...
Aksion në Prizren kundër shmangies së tatimit, gjenden mbi 3...
Von der Leyen: Evropa do t’i përgjigjet incidenteve të përsë...
Tri vajza të zhdukura brenda 24 orëve të Kosovë
Bastisje në Prishtinë dhe Mitrovicë për falsifikim të dokume...
Bllokimi i ishullit urban, Rama: Prishtina nuk ka me mbet pe...