Prishtina krijoi një ekip të tërë nga zeroja sot!
Me kërkesë të UEFA’s nën kushtin e zhvillimit të ndeshjes parakualifikuese kundër skuadrës Lincoln nga Gjibraltari, klubi bardhekaltër u deshtë të krijonte një ekip të ri për të udhëtuar sërish në Gjibraltar.
Në ndihmë prishtinasve iu dolën shumë klube të Superligës, duke i ofruar lojtarë. E, suport të madh dhe të menjëhershëm për kryeqytetasit dha edhe Federata e Futbollit të Kosovës.
FFK’ja ia dha menjëherë trajnerin e grupmoshave të reja të Kosovës, Ramiz Krasniqin, menaxherin e skuadrës, Bajram Shala dhe mjekun e kombëtares, Dr. Murat Berisha, shkruan Gazeta Olle.
I kontaktuar nga Gazeta Olle, kreu i FFK’së, Agim Ademi, ka konfirmuar që e gjithë federata sot u vu në shërbim të Prishtinës në mënyrë që ndeshja në Gjibraltar të zhvillohet.
“Unë si kryetar i federatës i kam dhënë leje trajnerit, edhe menaxherit e mjekut të kombëtares që të bashkohen me Prishtinën. E gjithë FFK ka qenë në dispozicion, me të gjithë punëtorët që kanë punuar maksimalisht dhe jashtë orarit në mënyrë që regjistrimi i lojtarëve të bëhet në kohë dhe Prishtina të jetë e gatshme”, u shpreh Ademi.
“Prishtina atje na përfaqëson të gjithëve, andaj i përgëzojë edhe klubet për mbështetjen e dhënë. Unë vetëm uroj që të gjithë lojtarët dhe stafi të dalin negativ në testin atje dhe ndeshja të zhvillohet”, shtoi tutje numri një i futbollit kosovar.
I pyetur nëse Lincoln mund t’i bëjë ballë ‘Dream Team’it të Superligës, Ademi u përgjigjë: “Unë vetëm uroj që ndeshja të zhvillohet. Fituesi besoj që dihet…”.
Sa i përket vizave për futbollistë e staf, Ademi ka sqaruar se kjo nuk është problem, pasi vizat hyrëse të gjithë do t’i marrin në aeroport.
Ndryshe, ndeshja Lincoln-Prishtina e paraparë për t’u luajtur të martën, u anulua shkaku që tetë lojtarë prishtinas rezultuan pozitiv me COVID-19.
Hoti: Inflacioni është rritur edhe në muajin e fundit, po i ...
Shefi i OSBE-së në Kosovë përgëzon Kurti për Ligjin për të H...
Macron ofrohet si ndërmjetësues paqeje midis Izraelit dhe Li...
Daniel Serwer pas shkarkimit të Grenellit nga “Kennedy...
Si rrezikohen Kosova dhe Ballkani nga lufta në Lindjen e Mes...
Serbia mirëpret kompromisin e Kurtit për Ligjin për të Huajt...