Këshilltari i Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit – Blerim Shala, ka folur rreth çështjes së dialogut Kosovë–Serbi dhe takimit të shefave të këtyre shteteve, Avdullah Hoti dhe Aleksandër Vuciq, në Shtëpinë e Bardhë më 2 shtator.
Shala tha se statusi i shtetit të Kosovës nuk do të diskutohet në këtë dialog.
Statusi i Kosovës nuk është temë e dialogut”, është shprehur Shala në Pressing .
“Nuk është rasti i njëjtë me Bosnien dhe Hercegovinën, kjo për shkak se rasti i tyre është më i komplikuar”, ka thënë Shala.
Tutje, ai tha se as i dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë–Serbi, Richard Grenell, nuk ka menduar se gjithçka do të rregullohet me një takim në Shtëpinë e Bardhë.
“As Grenell nuk ka menduar se gjithçka do të arrihet me një takim në Shtepinë e Bardhë, ideja e tij ka qenë që të punohet në rrafshin ekonomik në mënyrë që Kosova dhe Serbia të afrohen në mes veti”, shtoi Shala.
Sveçla jep detaje për Ligjin për të Huajt e atë për Automjet...
Kurti mirëpriti grupin e alpinistëve që do të ngjisin majën ...
Valë tërmetesh me epiqendër në rajonin e Korçës, banorët të ...
Hargreaves: NATO-ja është kyçe për të ardhmen e Kosovës
Qeveria shqiptare miraton Amnistinë Penale: 447 të burgosur ...
Xhaka pas kalimit në Sunderland: Krejt qeshën me mua