Në 24 orët e fundit janë ngritur 33 aktakuza kundër 36 personave.
Gjithashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar pesëmbëdhjetë (15) persona të dyshuar dhe janë paraqitur pesë (5) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, kundër nëntë (9) personave të dyshuar.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit kujdestar, në pesë raste të ndara, ka ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar, ka paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për tetë (8) persona të dyshuar, si dhe ka ngritur dhjetë (10) aktakuza, kundër dhjetë (10) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person dhe ka ngritur dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave.
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tri (3) aktakuza, kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjilan, në tri raste të ndara, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka ngritur tri (3) aktakuza, kundër tre (3) personave.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza, kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, në tri raste të ndara, ka ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar dhe ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale./arbresh.info/
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1