Ish trajnerit i Arsenal-it, Arsene Wenger është i lidhur për tu bërë trajneri i ri i Kombëtares së Holandës.
Dje është konfirmuar që Ronald Koeman është trajneri i ri i Barcelonës pas shkarkimit të Quique Setien dhe Wenger mund ta jetë zëvendësuesi i holandezit, transmeton portali arbresh.info.
Mirëpo, tekniku francez i ka hedhur poshtë këto spekulime, duke theksuar se punon te FIFA.

“Besoj që ka disa raportime se e kam ofruar vetën te Holanda, por unë nuk jam i lirë”.
“Unë punoj te FIFA dhe punoj shumë dhe nuk kam biseduar me askënd. Nuk e di nga erdhën ato lajme”, deklaroi ai.
70-vjeçari nuk është në postin e ndonjë skuadre që nga largimi prej Arsenal-it në vitin 2018./arbresh.info.
Rusët goditën ndërtesën e tyre me raketë
IFAB merr vendim për propozimin e Wenger për rregullin e ri ...
Aplikacioni i Google më në fund ridizajnon kërkimin me zë në...
Trump publikoi mesazhet private që i dërgoi shefi i NATO-s p...
Kurti nga Davosi: Diskutime për lidershipin, demokracinë dhe...
Parashikimi i motit për nesër