Çmimet e konsumatorit në Bashkimin Evropian (BE) u rritën 0.9 për qind nga viti në vit në korrik, njoftoi zyra e statistikave të bllokut, transmeton Anadolu Agency (AA).
Eurostat njoftoi se niveli vjetor i inflacionit të bllokut 27-anëtarësh muajin e kaluar ishte rritur nga 0.8 për qind në qershor. Shifra ishte 1.4 për qind në korrik të vitit të kaluar.
Krahasuar me një muaj më parë, inflacioni vjetor shënoi rënie në 10 shtete anëtare, mbeti i qëndrueshëm në tre dhe u rrit në 14 shtete të tjera.
Greqia shënoi nivelin më të ulët vjetor të inflacionit me minus 2.1 për qind në qershor. Kjo u pasua nga Administrata Greke Qipriote e Qipros Jugore (-2 për qind) dhe Estonia (-1.3 për qind).
“Normat më të larta vjetore u regjistruan në Hungari (3.9 për qind), Poloni (3.7 për qind) dhe Çeki (3.6 për qind)”, theksoi Eurostat.
Ndërkohë, niveli i inflacionit të eurozonës ishte 0.4 për qind muajin e kaluar, nga 0.3 për qind në qershor.
Zona e euros apo eurozona (ZE19) përfaqëson vendet anëtare që përdorin monedhën e vetme – euro, ndërsa BE27 përfshin të gjitha vendet anëtare të bllokut.
Shqiptarja Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të la...
Abdixhiku: Pranvera e gjen LDK-në të bashkuar dhe të fortë
Këto janë çiftet çerekfinale të Ligës së Kampionëve
Ndodh edhe kjo në futbollin kosovar/ Batatina i shkruan mesa...
Çfarë tregon shifra e fundit e vitit tuaj të lindjes? Numero...
Makinat elektrike shkaktojnë të përziera te pasagjerët – stu...