Shoqata e Autobusëve në regjionin e Mitrovicës ka paralajmëruar protestë.
Në letrën që i është shkruar ministrit të infrastrukturës, Arban Abrashi, ankesa e tyre kryesore është qarkullimi i kombibusëve ilegalë në relacionin Mitrovicë-Vushtrri-Prishtinë të cilët, shkruan portali arbresh.info.
Siç thuhet atyre po u shkaktohet humbje e madhe financiare nga kombibusët.
“Qarkullimi i kombibusëve iegal iu ka shkaktuar dëme të mëdha financiare autobusëve transportues, aq sa mezi po mbijetojmë si biznese”, thuhet në letër.
Shoqata thotë se nëse nuk realizohet kërkesa e tyre për ndalimin e kombibusëve deri me 24 gusht, atëherë ata janë të detyruar të dalin në protestë me 25 gusht e deri zgjidhjen e këtij problemi.
Protesta thuhet se do të mbahet para Ministrisë së Infrastrukturës do të do vendosen autobusët e të gjitha kompanive transportuese të rajonit të Mitrovicës./arbresh.info/

Parashikimi i motit për sot
Osmani bashkëbisedon me hasjanët
Zelensky konfirmon njoftimin e ShBA-së për armëpushim dhe sh...
Digjet një lokal në Radhimë të Shqipërisë, zjarrfikëset dhe ...
Përfundon protesta 90-minutëshe e opozitës në Shqipëri
Kërcënimet e ‘‘Severna Brigada’’ ndaj Kurtit, Policia: Posti...