
TURIN, ITALY - OCTOBER 30: Blaise Matuidi of Juventus in action during the Serie A match between Juventus and Genoa CFC at on October 30, 2019 in Turin, Italy. (Photo by Alessandro Sabattini/Getty Images)
Pas dështimit të radhës në Evropë, Juventusi shkarkoi trajnerit Sarri dhe po përpiqet të nisë një cikët të ri me Andrea Pirlon, ndërsa futbollisti i parë që i dha lamtumirën klubit bardhezi, ishte francezi Blaise Matuidi.
Ky i fundit gjeti gjuhën e përbashkët me drejtuesit për të prishur kontratën dhe vendosi të transferohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, te skuadra në pronësi të David Beckham, Interi i Miamit.
Në një intervistë për mediat italiane, Matuidi zbulon se vendimin për t’u larguar nga Juventusi dhe për t’u transferuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e ka marrë gjatë ditëve që ka qëndruar në karantinë me familjen e tij.
“Isha futbollisti i parë që u infektova te Juventusi dhe gjatë dy muajve në karantinë vendosa për transferimin në SHBA. Inter Miami më kërkoi në janar dhe unë refuzova, por kur u bënë të gjallë sërish në korrik, vendosa të pranoj ofertën e tyre. Gjatë qëndrimit me familjen kuptova se kam nevojë për të qenë më pranë tyre dhe mendova se SHBA-të janë zgjidhja më e mirë për të ruajtur raportin mes futbollit e familjes”, u shpreh francezi.
Sa i përket Sarrit, Matuidi e cilësoi si një njeri që punon shumë për të përmirësuar përgatitjen taktike të skuadrës, ndërsa evidentoi edhe anën njerëzore të trajnerit italian, në një moment të vështirë për francezin.
“Me Sarrin nuk kam pasur asnjëherë probleme. Ai është një njeri që punon shumë në aspektin taktik, por mendoj se është pak i trembur dhe i shmang përballjet me lojtarët. Gjithsesi gjatë kohës që isha i infektuar, më telefononte çdo ditë për t’iu interesuar mbi shëndetin tim dhe këtu zbulova anën e tij njerëzore”, deklaroi Matuidi.
Djali i Jakup Krasniqit kandidon sërish për deputet në zgjed...
Formacionet zyrtare: Malisheva për fitoren e tretë radhazi, ...
Tragjedi në SHBA/ Gjyshi dhe mbesa 3-muajshe sulmohen për vd...
Të shtëna me armë në Afrikën e Jugut, të paktën 11 viktima
Misteri i krimit në Çaçak të Serbisë, brenda shtëpisë u gjet...
LDK akuzon Qeverinë për keqpërdorime në energji dhe kërkon t...