Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu është duke planifikuar një merkato të nxehtë pas humbjes ndaj Bayern Munich-ut.
Skuadra katalunase u mposhtë më rezultat të thellë 8 – 2 në çerekfinale të Ligës së Kampionëve dhe kjo ka bërë që Bartomeu të bëjë hapin e madh drejt ndryshimeve, transmeton portali arbresh.info.
Sipas Sport, Barcelona ka vendosur tërë skuadrën në shitje dhe vetëm katër lojtarë nuk do largohen.

Së pari, Bartomeu do e lirojë nga detyra trajnerin Quique Setien, me Mauricio Pochettino si pasues dhe nëse nuk pranon, Ronald Koeman dhe Max Allegri shihen si kandidatë.
Ai gjithashtu dëshiron ndryshime të mëdha dhe ka vendosur çdo lojtar në shitje, por Marc-Andrea ter Stegen, Clement Lenglet, Frenkie de Jong dhe Lionel Messi.
Klubi ishte duke kërkuar blerës për lojtarët, si Samuel Umtiti, Ivan Rakitic, Rafinha dhe Arturo Vidal, mirëpo tani Bartomeu ka vendosur edhe yjet e tjerë.
Gjendet i pajetë në lumë 60-vjeçari në Shqipëri
E rëndë në Ferizaj: Foshnja lind në tualet të Emergjencës, v...
Helmohen 40 studentë të Akademisë së Sigurisë në Tiranë, dys...
Në Gjermani shpërthen ndaj gjyqtarit portugez: Është skandal
Zgjedhjet: Sot afati i fundit për deklarimin e koalicioneve
28 vjet nga rënia e Heroit të Kosovës Bahri Fazliu