Nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj i ka bërë kërkesë Kuvendit të Kosovës për amandamentim të Ligjit Nr.05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, që përmes këtyre amandamenteve do të plotësohet fushëveprimi juridik i këtij ligji, duke mos bërë dallime në trajtimin e pretendimeve të krimeve në baza etnike, si dhe garanton që dokumentet e kësaj gjykate do t’i takojnë̈ arkivave të Republikës.
Haradinaj ka thënë se ndryshimi dhe plotësimi i këtyre neneve është jetik për demokracinë dhe sigurinë-juridike në Republikën e Kosovës.
“Kërkojmë që shumë seriozisht keni parasyshë dhe të aprovoni kërkesën tonë, gjithashtu edhe ligjin për mbrojtëje të vlerave të luftës nga deputet shqiptar ose kanë alternativën e dytë, nëse s’kan guximin apo janë të shantazhuar në ndonjë formë të panjohur, nga ne të dorëzojnë mandatin e tyre si deputet dhe të hapin rrugë për deputet të guximshëm”, ka shkruar Haradinaj në facebook.
Njoftimi i plotë:
Për: KRYESINË E KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS
Nga: Kryesia Qendrore
OVL- UÇK-së dhe OJQ ”Shpresimi”, OJQ “Kujtimi” –Mitrovicë, Fondacioni Zyra për të burgosur e të zhdukur –Gjakovë, OJQ ”Loti dhe shpresa” –Kaqanik, OJQ ”Hulumtimi i të pagjeturve”, OJQ ”Zëri i Prindërve”-Mitrovicë, OJQ ”Kujtesa”-Malishevë, OJQ ”Pengu i lirisë”-Skenderaj, OJQ ”Perkor” –Besianë, Zyra për të burgosur e të zhdukur –Klinë, OJQ “Ankthi”-Dardanë, OJQ ”Lotët e Nënës”Gjilan, OJQ “ Martirët e lirisë”-Vushtrri, OJQ “Ngritja e zërit”,Skenderaj, OJQ ”Gratë e veja”Krusha e Madhe, OJQ “LICVL-Drenas, OJQ “Thirrjet e nënave”Gjakovë, OJQ”Yjet e Zemrës” –Ferizaj, OJQ”KLMDNJ”-Peje, OJQ “ Emina ” Mitrovicë, OJQ “SHpresa dhe Kujtimi” Fushe Kosove, OJQ “27 Prilli” Meje Gjakove, OJQ “ For New Life Kosova”
Lënda:
KËRKESË:
për amandamentim të Ligjit Nr.05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, i miratuar me dt. 3 gusht 2015 dhe i publikuar me 31 Gusht 2015.
Shumë e nderuar;
-Zonja Kryetare, Vjosa Osmani;
– Anëtarë të Kryesisë së Kuvendit;
– Grupeve parlamentare
– Deputet të popullit:
Po ju shkruajmë me kërkesë të qartë dhe specifike për amandamentim të Ligjit Nr.05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, i miratuar me dt. 3 gusht 2015 dhe i publikuar me 31 Gusht 2015 për Dhomat të Specializuar dhe Zyrën e Prokurorit Special, që përmes këtyre amandamenteve do të plotësohet fushveprimi juridik i këtij ligji, duke mos bërë dallime në trajtimin e pretendimeve të krimeve në baza etnike, si dhe garanton që dokumentet e kësaj gjykate do ti takojnë arkivave të Republikës, ashtu sikur thuhet në ligjet e funksionimit të këtyre Dhomave se janë pjesē e sistemit gjyqësor të Republikës së Kosovës dhe duhet ti takojnë edhe historisē gjyqësore të shtetin tonë.
PROPOZIM AMANDAMENTI:
Kuvendit të Republikës së Kosovës;
Në mbështjetje të nenit 65 (1)të Kushtetutës të Republikës së Kosovës
Amandamenton Ligjin Nr.05/L-053 dt.31 Gusht. 2015 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar;
AMANDAMANETI 1;
Neni 1 paragrafi 3, të ndryshohet dhe të shtohet:
3. Mandati i Dhomave të Specializuara dhe Prokurosië së Specializuar është që do të procedojë në mënyrë të pavarur, të paanshme, të drejtë dhe efikase, si dhe pretendimet për krimet e rënda të kryera gjatë luftes së Kosoves nga aparatura e shtetit serb, të policisë së Serbisë, të ushtrisē së Serbisë dhe forcave paramilirate serbe të cilat krime janë në fusheveprimin e këtij ligji, të drejtës penale pozitive vendore dhe të drejtes ndërkombëtare.
AMANDAMENTI 2:
Neni 60 ndryshon:
pas fjalës alternative, fshihet pjesa tjetër dhe shtohet: me institucionet e Republikës së Kosovës
AMANDAMENTI 3.
Neni 61 ndryshon:
Paragrafi 1:
rreshti i fundit: pas fjalës caktuar: fshihet fjala: jashtē
Paragrafi 4 :
në fund shtohet: në afatin prej 50 viteve.
AMANDANEMTI 4.
Neni 62 paragrafi 1 ndryshon:
në fund fshihet fjala: nuk ekziston:
Neni 62 shtohet paragrafi 3:
3. Arkivat e Dhomave të Specializuara dhe Prokurorisë së Specializuar do të deponohen në Këshillin Gjyqësor të Republikës së Kosovës, do të ruhen dhe do te jenë të mbylluara sipas ligjeve në fuqi dhe vlejnë të njëjtat rregulla sikur ato të arkivave të gjykatava të tjera të Republikës së Kosovës.
Përveç këtyre amandamenteve, kërkojmë që:
– Kjo Gjykatë të ketë edhe një dhomë përfaqësuese në Kosovë me seli dhe adresë të caktuar, siç e ka të hapur edhe në Serbi. �- Meqenëse po thuhet se kjo Gjykatë në Hagë është e Kosovës, mbishkrimi i tabelës në ndërtesën e saj, duhet të ketë simbolin shtetëror të Kosovës, njëjtë si të gjitha Gjykatat e Kosovës.
– Organizatës së Veteranëve, t’i mundësohet me ligj, monitorimi i Zyrës për Koordinimin e Mbrojtjes Juridike për të Akuzuarit Potencialë nga Dhomat e Specializuara dhe Prokurori Special.
REZYME;
Pra;
Nisuar nga;
Neni 1 paragrafi 3
Neni 60 ndryshon
Neni 61 ndryshon;
Paragrafi 1:
Paragrafi 4
Neni 62 paragrafi 1
Neni 62 paragrafi 3
Ndryshimi dhe plotësomi i këtyre NENEVE, është jo thjesht një domosdoshmëri, por është jetik për demokracin dhe sigurin-juridike në Republikën e Kosovës.
Kjo Kërkesë me arsyetimet e nevojshme do ju dërgohet të gjitha grupeve parlamentare të Republikes së Kosoves, duke përfshi edhe listen serbe.
Mos votimi i këtyre amandamtimeve, nënkupton diferencim dhe mungesë të vullnetit për të ndjekur të gjitha krimet e supozuara në Kosovë për peridhen 1998-2000
Meqë OVL- UÇK është i vetmi organizmin zyrtarë që i përfaqëson veteranët e UÇK-së, atëherë;
KËRKOJMË, që edhe në zyrën ndërmjetuses për ZPS dhe Qeverisë së Kosovës të ketë një anëtar vëzhgues nga OVL – UÇK.
kërkojmë që shumë seriozisht keni parasyshë dhe të aprovoni kërkesën tonë, gjithashtu edhe ligjin për mbrojtëje të vlerave të luftës nga deputet shqiptar ose kanë alternativën e dytë, nëse s’kan guximin apo janë të shantazhuar në ndonjë formë të panjohur, nga ne të dorëzojnë mandatin e tyre si deputet dhe të hapin rrugë për deputet të guximshem dhe përfaqësues të njimendtë të popullit në Kuvendin e Republikes së Kosovës, duke siguruar që e dojnë të sigurtë demokracinë, ku rrespektohen të drejtat dhe liritë universale të njeriut.
N/Kryetari i OVL- UÇK-së
Nasim Haradinaj
Prishtinë,
14.Gusht 2020
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Nëse kualifikohemi, ky do t...
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, sot afati i fundit për ta ndërruar...
Moti në Shqipëri
Suedia do të ndërpresë gradualisht ndihmën zhvillimore për 5...