Ylli i Liverpoolit, Georginio Wijnaldum mund të ketë një të ardhme të pasigurt në klubin nga Anfield.
Mesfushori holandez ishte njëri nga lojtarët kryesor të Liverpoolit që i dha fund pritjes së tyre 30-vjeçare për titullin e Ligës Premier, pas triumfit në sezonin e fundit.
Por, me Wijnaldum në 12 muajt e fundit të kontratës së tij, mediumi Liverpool Echo pretendon se ai mund të largohet nëse nuk merren vesh për ndonjë zgjatje të kontratës.
Ai nuk ka zhvilluar bisedime me klubin, dhe 29-vjeçari mund të jetë dikush që Jurgen Klopp mund ta largojë për t’i bërë vend një lojtar të ri në skuadër.
Ish-mesfushori i Newcastle do të jetë i lirë të flasë me klubet e huaja nga muaji janar nëse një zgjatje nuk arrihet më parë mes dy palëve.
Reds do të shpresojnë akoma të marrin një ofertë për Wijnaldum, që do të thotë se një largim nga janari është i mundur nëse ai nuk nënshkruan një kontratë të re. /Telegrafi/
Arratisen tre persona nga Qendra Edukuese Korrektuese në Lip...
Xabi Alonso flet për shkarkimin e mundshëm pas rezultateve n...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
MD organizon tryezën e përbashkët me Mekanizmat Koordinues L...
Petritsch: Kosova e ka me patjetër të krijojë një qeveri dem...
A mundet Evropa ta bindë Kinën të ndihmojë në përfundimin e ...