Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (KB), Antonio Guterres paralajmëroi se konfliktet në botë duhet të ndalen menjëherë.
Sipas tij, kjo është e domosdoshme sepse pandemia e coronavirusit jo vetëm që kërcënon përparimin në luftën kundër urisë dhe varfërisë në botë, por gjithashtu kërcënon të thellojë konfliktet ekzistuese dhe të inkurajojë shpërthimin e reja, raporton DW.

Në një mbledhje të Këshillit të Sigurimit të KB, ai deklaroi se që nga thirrja e fundit më 23 mars për një armëpushim të menjëhershëm në të gjitha konfliktet në planet, me qëllim që njerëzimi të luftonte pandeminë e coronavirusit, rezultoi me shembuj të shumtë të uljes së konflikteve dhe ndërprerjes së operacioneve të armatosura, raporton Telegrafi.

“Fatkeqësisht, në shumë raste, pandemia nuk ishte një arsye e mjaftueshme që palët në konflikt të bien dakord për një armëpushim të përhershëm dhe ndërprerje të armiqësive”, shtoi Guterres.
Paraardhësi i tij në krye të organizatës botërore, Ban Ki-mun, deklaroi se ishte e pabesueshme se si miliarda njerëz në botë u izoluan me sukses duke marrë masa emergjente në mënyrë që të parandalonin përhapjen e COVID-19, por ndërprerja e konflikteve të armatosura dhe armiqësive nuk u arrit.
Ndryshe, shkencëtarët po mundohen të zbulojnë vaksinën kundër coronavirusit, e cila deri më tani ka marrë jetën e mbi 745 mijë personave gjersa janë infektuar 20.4 milionë njerëz në botë.
Sulm me thikë në Washington, pesë të vdekur
48 aksidente trafiku brenda 24 orëve në Kosovë, shqiptohen m...
Përleshje mes dy të miturve në Pejë – Njëri theret me thikë,...
Të premten nis gjyqi i dytë ndaj Thaçit
Sulmohet me thikë një i mitur në Fushë Kosovë
Fushata kundër shpejtësisë së rrezikshme, policia ligjëron p...