Pas shortit të hedhur të hënën lidhur me çiftet në rundin preliminar të Ligës së Evropës, UEFA tashmë i ka konfirmuar edhe datat se kur do të zhvillohen ndeshjet e Prishtinës dhe Gjilanit.
Pjesëmarrja e klubeve të Kosovës në kualifikimet për garat evropiane është komplikuar gjatë ditëve të fundit shkaku i përhapjes së virusit Covid-19, si në rastin e Dritës që iu anulua ndeshja kundër Linfield në finale të rundit preliminar për kualifikim në Ligën e Kampionëve.
Të njëjtin fat do të shpresojnë të mos e kenë edhe Prishtina dhe Gjilani, përkundër që këtyre të fundit u dolën pesë futbollistë të infektuar me Covid-19 të martën.
Gjilani do të shpresojë që të gjendet një zgjidhej për të gjithë këtë situatë para 20 gushtit, kur në orën 21:00 do të përballet me klubin SP Tre Penne në San Marino.

Prishtina do të ketë më pak kohë për t’u përgatitur për këtë fazë, pasi që do të duhet ta zhvillojë ndeshjen më 18 gusht kundër Lincoln Red Imps në stadiumin Victoria në Gjibraltar.
Skuadra e Gentjan Mezanit e fitoi një vend në kualifikimet për Ligën e Evropës duke e zënë vendin e dytë në tabelën e Superligës së Kosovës, ndërsa Prishtina duke e fituar Kupën e Kosovës. /Gazeta Express/
Krasniqi uron kryetarët e rinj pas seancave inauguruese në K...
Kelmendi do të ankohet ndaj vendimit të Themelores që refuzo...
Shqipëria ndaloi 51 ton misër nga Serbia, konstatohet prani ...
Kurti: Mbi 12 milionë euro për transformimin e tërësishëm të...
13-vjeçari ther me thikë një 19-vjeçar pas një përleshje në ...
Rizvanolli: Kosova nuk ka importuar rrymë nga EFT gjatë qeve...