Dogana e Kosovës ka hapur tender për blerje të automjeteve të reja të blinduara.
Kështu bëhet e ditur në njoftimin për kontratë të bërë publik në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik. Aty thuhet gjithashtu se do të blihen 2 automjete, ndërsa vlera e parashikuar e kontratës është 254 532 euro, shkruan arbresh.info.
“Qëllimi i kontratës është furnizim dhe shërbim pas- shitjes nga operatori ekonomik i mallrave vijuese. Lënda e kontratës është furnizimi me dy automjete të blinduar sipas karakteristikave teknike të përcaktuara në Aneksin 1 të Dosjes së Tenderit”, thuhet në njoftim.

Lloji i procedurës është i hapur ndërsa ofrimi i çmimit më të ulët është një ndër kriteret për dhënie të kontratës.
Aty janë cekur edhe kushtet e pjesëmarrjes.
“Një vërtetim i nënshkruar nga Administrata Tatimore e vendit tuaj të themelimit se ju nuk jeni me vonesë për pagimin e tatimeve, vërtetimi duhet të jetë jo më i vjetër se 90 ditë kalendarike nga data e hapjes se këtij aktiviteti”, thuhet në njoftim.
Afati i fundit për pranim të tenderëve / aplikacioneve është data 31.08.2020.
Aplikimi i afateve të përshpejtuara kohore për këtë tender bëhet për arsye te nevojave të Doganës për furnizim me të shpejtë për këto automjete dhe vonesat qe janë paraqitur deri në rishikimin e buxhetit 2020 kanë bërë qe publikimi i tenderit të vonohet.
Dhe pasi qe përdoret specifikimi teknik i njëjtë i tenderit qe është anuluar dy herë nga inicimi i tenderit të vitit të kaluar./arbresh.info/

Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...