Kryetari në largim i Kuvendit, Talat Xhaferi tha se Kryetari i shtetit bën shkelje kushtetuese nëse ndan mandatin pa kryetar Kuvendi.
“Antikushtetuese është ndarja e mandatit pa pasur kryetar të Parlamentit i cili do të vendos në funksion afatet tjera që duhet t’i përcjellë Parlamenti. Sepse Parlamentit i fillojnë afatet nga momenti kur merr informatën nga Kryetari i shtetit se është ndarë mandati. Dhe njeri i paautorizuar nuk mund t’i informojë deputetët. Është formë e përshkrume në rregulloren juridike.
Çdo proces që mund të iniciohet mund ta vendos në pikëpyetje gjithë procesin zgjedhor që kanë mbaru deri më tani. Nëse dikujt i konvenon që mbi atë bazë duhet bërë le të urdhërojë le ta bëj, unë nuk bëhem pjesë e debatit publik të mëtutjeshëm ka institucione përkatëse që duhet të veprojnë me forcën e Ligjit mbi bazë të zërave të dëgjuar.
Kështu që besoj Ligji Kushtetues duhet të jetë institucioni i cili duhet të vepron në këtë dilemë, në formë preventive” tha ai në TV21.
Tre persona sulmojnë katër zyrtarë policorë në Pollatë të Po...
Zhduket një e mitur në Prishtinë
18 vjet nga tragjedia e Gërdecit
Lansohet aplikacioni për deklarimin e adresës për qytetarët ...
A u shënua goli më i bukur i sezonit? Arda Guler bëri çmendu...
Parashikimi i motit në Shqipëri