Ish futbollisti i Juventus-it, Luca Toni mendon se mesfushori Paul Pogba është lojtari i duhur për të luajtur nën urdhrat e Andrea Pirlo-s.
Me shkarkimin e Maurizio Sarri-t, Pirlo u emërua trajner i “Zonjës së Vjetër”, ndërsa ka raportime se tekniku italian dëshiron disa transferime, transmeton portali arbresh.info.
Toni mendon se francezi është lojtari i duhur për Juventus-in.

“Duke e njohur Andrea, ai do fillojë të përforcojë mesfushën. Dhurata ideale do ishte Pogba”.
“Nuk e di nëse është e mundur, por sigurisht është opsioni më i mirë”, deklaroi ai.
Thuhet se Pirlo ka interesim për Sandro Tonali-n dhe Isco-n./arbresh.info.
Dy kosovarë dyshohen për vepra penale në Vjenë, bastisje në ...
Prestianni mund të humbasë dy ndeshjet e para të Botërorit
Koundé: Vinicius është rivali që më ka bërë të vuaj më shumë
Aksident mes trenit dhe një makine pune në Klinë – një perso...
Homazhe për Servet Pëllumbi, Edi Rama: Si student para profe...
Kurti fton diasporën të regjistrohet për votim nga jashtë