Testi i maturës i paraparë të mbahet në fund të muajit gusht nuk do të anulohet. Kështu ka vendosur të hënën Këshilli Shtetëror i maturës. Testi do të mbahet më 29 gusht në shkolla ashtu siç ishte përcaktuar muaj më parë.
Ministria e Arsimit, përmes një përgjigje me shkrim, ka theksuar se komunat janë duke i bërë përgatitjet e duhura për këtë test, siç është dezinfektimi i objekteve, furnizimi me materiale mbrojtëse, sanitare e higjienike. Për këtë proces, MASH-i ka bërë të ditur se është në koordinim edhe me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, raporton koha.
“MASH-i në bashkëpunim me DKA-të ka ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm në mënyrë që mësimdhënësit dhe nxënësit të jenë të mbrojtur gjatë realizimit të Testit të Maturës, duke respektuar gjithashtu të gjitha rekomandimet e tjera të parapara nga Instituti Kombëtar dhe Ministria e Shëndetësisë. MASH-i ka pranuar një donacion me pajisje mbrojtëse (maska dhe dezinfektues) nga Programi për Ndihmë Humanitare i Komandës Ushtarake Evropiane të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilat do të përdoren për realizimin e Testit të Maturës, për nxënësit që do t’i nënshtrohen Testit”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë.
Sipas njohësve të çështjeve të arsimit, MASH-i është dashur t’i njoftojë më herët nxënësit dhe mësimdhënësit për mënyrën e realizimit të këtij testi. Rinor Qehaja nga Instituti “Edguard” vlerëson se kjo vonesë mund të shkaktojë hamendje te nxënësit, por edhe te mësimdhënësit.
Për shkak të situatës me pandeminë, javën e kaluar ministri i Arsimit, Ramë Likaj, mori vendim që të anulojë testin e arritshmërisë, i cili ishte paraparë të mbahej më 20 gusht. E konkursi për regjistrimin e nxënësve në shkollat e mesme do të hapet javën e ardhshme. Kriter për regjistrim do të jetë nota mesatare e të gjitha lëndëve që do të vlerësohet me 60 pikë, si dhe nota mesatare e lëndëve prioritare që do të vlerësohet me 40 pikë.
E rëndë në Dibër, 65-vjeçari vdes pasi u godit nga kali
Rritet rreziku nga zjarret, Agjencia e Menaxhimit Emergjent ...
Ekstradohet nga Gjermania për në Kosovë i kërkuari me letër ...
Njoftim për mbajtje të Mbledhjës së Përgjithshme vjetore të ...
Ekzekutohen pagesat për veteranë, pensione të përkohshme dhe...
Kuvendi vendos për tri seanca – njëra i kushtohet Eliot Enge...