Për herë të parë në këtë botëror të Formlua 1, Mercedesi nuk arrin të fitojë vendin e parë.
Në Çmimin e Madh të 70-vjetorit, në Silverstone, triumfoi Max Verstappen me makinën Red Bull.
Holandezi shfrytëzoi më së miri strategjinë e fillimit me një gomë të fortë dhe u paraprin dy pilotëve të Mercedesit, Hamilton dhe Bottas, në finish.
Charles Leclerc i Ferrarit zhvilloi një garë të shkëlqyer, me vetëm një ndalesë, duke e mbyllur në vendin e katërt. Asgjë e veçantë për Vettel, gjermani u rendit në vendin e 12-të, transmeton ss.
Sa i përket renditjes së përgjithshme, vazhdon të kryesojë Hamilton, me 107 pikë (3 vende të para), i ndjekur nga Verstappen (Red Bull) me 77 pikë, ndërsa Bottas, piloti tjetër i Mercedesit renditet i treti me 73 pikë.

Rama mbërrin me helikopter në Vlorë, pritet të takohet me ba...
Costa: BE duhet të përshpejtojë procesin e zgjerimit dhe të ...
PZAP anulon vendimin e KQZ-së, diaspora s’lejohet të votojë ...
Trainkos pranon 5 vagonë të rinovuar për transportin e udhët...
Rama: Takim dhe bisedë me kancelarin Merz në Tivat
Pas dy orësh në hapësirë, astronautët rikthehen në stacion