Kreu i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump, e ka përdorur një rënie të rasteve të reja të koronavirusit në Floridë, Teksas dhe Arizonë për të pretenduar se ky virus është duke u zhdukur, pavarësisht se Shtetet e Bashkuara regjistruan mbi 1,200 viktima në 24 orët e fundit.
Presidenti amerikan pretendoi se përmirësimi i shifrave në vatrat e mëdha të përhapjes tregon se pandemia është duke u zhdukur në mbarë vendin, shkruan Daily Mail.
“Do të zhduket”, tha presidenti Trump gjatë një konference për gazetarë të premten mbrëma në klubin e tij të golfit në New Jersey.
Deklarata e tij më e re erdhi vetëm dy ditë pasi Trump bëri një pretendim të ngjashëm optimist se virusi vdekjeprurës do të largohet, siç tha ai, ashtu siç largohen gjërat. Këtë deklaratë e bëri të mërkurën, kur bëri thirrje për rihapje të shkollave.
Besimi i palëkundur i kreut të shtetit më të prekur në botë nga pandemia se virusi së shpejti do të jetë një kujtim i largët bie ndesh me paralajëmrimet e qarta të ekspertëve më të lartë të shëndetësisë, Dr. Anthony Fauci dhe Dr. Deborah Birx.
Numri i përgjithshëm i viktimave të koronavirusit në Shtetet e Bashkuara ka shkuar në mbi 161,000, ndërsa gati pesë milionë njerëz janë infektuar. Këto shifra janë bindshëm më të lartat në botë. Brazili është në vendin e dytë me rreth 100,000 viktima. /Gazeta Express/
Parashikimi i motit në Shqipëri/ Si do variojnë temperaturat...
Përvjetori i Pavarësisë së Kosovës shënohet në Kapitolin e S...
Baby G eliminohet nga Big Brother VIP Albania
Trump i jep Iranit një muaj afat: Përndryshe, do të pasojnë ...
Via Ferrata dhe Ura Tibetiane në Jezerc të Ferizajt rrisin t...
Moti sot i vranët, vende-vende parashihen riga shiu