Maurizio Sarri çuditërisht ka thënë se ka pritur më pak nga Juventusi, pas eliminimit të tyre nga Liga e Kampionëve.
‘Bianconerët’ kishin humbur ndeshjen e parë ndaj Lyon që ishte zhvilluar në muajin shkurt me rezultat 1:0, dhe para vetes kishin një detyrë të vështirë, të përmbysin këtë rezultat.
Kampionët e Italisë, arritën që të mposhtin 2:1 Lyonin në shtëpi, por që nuk mjaftoi për të kaluar në çerekfinale.
“Prisja më pak. Mendova se patëm një shfaqje të shkëlqyeshme”, ka deklaruar Sarri, përcjell lajmi.net.
“Ne shkuam në një penallti pas vetëm 10 minutash, që ka mundur të na dërgojë në ‘çmenduri’. Ne përfunduam rikthimin, fituam ndeshjen, krijuam gjashtë ose shtatë mundësi shënimi”.
“Ekipi ka rigjallëruar veten gjatë ditëve të fundit, dhe nëse nuk do të prishjes vetëbesimi i tyre nga eliminimi, unë do të jem shumë i kënaqur me paraqitjen e tyre”.
“Fatkeqësisht, ne u eliminuam për shkak të ndeshjes së parë, në fakt, për pjesën e parë të ndeshjes së parë”.
Bora shënon fitore të madhe ndaj Pejës, blindon pozitën e tr...
Zyrtari amerikan thotë se sulmet ndaj Iranit deri më tani ka...
DJ Gimbo ia huq – nuk e di vitin se kur është shpallur...
Milanoviq: Pretendimet e Vuçiqit se Kosova, Shqipëria dhe Kr...
Qytetarët ankohen për çmimet e larta
“Makazze” MVP i ESL Pro League