Me datё 07.08.2020 rreth orёs 16:00, Stacioni Policor në Pejë, është informuar për një rrahje nё mes tё disa personave e cila ka ndodhur në rrugёn “Hysni Rama” në Pejë.
Njësitet policore menjëherë kanё dalë në vendin e ngjarjes, dhe ka arrestuar pesё (5) persona tё cilёt ishin tё pёrfshirё nё rrahje.
Personat e dyshuar fillimisht janё fjalosur nё mes veti dhe mё pas kanё sulmuar njёri tjetrin me ç’rast tё gjithё tё dyshuarit kanё pёsuar lëndime trupore, tё njëjtit janё dёrguar nё spitalin Rajonal nё Pejё pёr tretman mjekёsor, dhe sipas ekipit mjekësor gjendja e tyre ёshtё jashtё rrezikut pёr jetё.
Lidhur me rastin është informuar prokurori i shtetit dhe me urdhёr të tij, tё gjithё personat e dyshuar pas intervistimit dërgohen nё ndalim Policor prej 48- orёsh./arbresh.info/
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...