Mediumi prestigjioz BBC Sport raporton se Liverpooli është i interesuar në transferimin e mbrojtësit të krahut të majtë Jamal Lewis nga Norwich City për dhjetë milionë funte, si opsion të dytë pas Andy Robertson.
Mbrojtësi irlandez, 22-vjeçar, i bëri 28 paraqitje në Premierligë gjatë sezonin 2019/20 dhe e shënoi një gol, përderisa Kanarinat e Verdha ranë nga Premierliga në Championship, nivelin e dytë të futbollit në Angli,
Norwich raportohet se janë të interesuar për mbrojtësin e krahut të majtë të Liverpoolit, Yasser Larouci, që do të thotë se transferimi mund të kryhet edhe me ndonjë marrëveshje ku përfshihet shkëmbimi.
Algjeriani Larouci, 19-vjeçar, e ka edhe një vit të mbetur në kontratën e tij, mirëpo raportohet se s’është i kënaqur me mungesën e minutave të lojës në Liverpool.
Dy paraqitjet e tij të vetme për kampionin e ri të Premierligës erdhën në FA Cup, ndërsa kur skocezi Robertson e kishte të pamundur të luante, mesfushori James Milner e zinte vendin e tij. /Gazeta Express/
Përmbytjet lënë mbi 2 mijë të vdekur dhe të zhdukur në Indon...
Zhduken dy vajza të mitura, njëra në Prishtinë tjetra në Pod...
Dëmtohen varrezat në Obiliq, policia nis hetimet
Arrestohet një shtetas i huaj për vjedhje të rëndë në Prisht...
Ylli i harruar i Juventusit rikthehet në stërvitje pas 550 d...
7 vjet nga formimi i Ushtrisë së Kosovës