Manchestr City thuhet se ka arritur marrëveshje tashmë me Nathan Aken e Bournemouthit.
Citizens duan të përforcojnë mbrojtjen në këtë afat kalimtar, derisa mbrojtësi holandez është caku i tyre kryesor.
Sipas asaj që raporton gazetari Fabrizio Romano, City tashmë ka arritur marrëveshje me Aken për kushtet personale.
Nënkampioni i Anglisë do t’i paguajë Bournemouthit 45 milionë euro për shërbimet e tij.
Mbrojtësi do të nënshkruajë kontratë katërvjeçare me një pagë prej katër milionë euro në sezon.
Ake do t’i fillojë testimet mjekësore në fund të kësaj jave, derisa mbrëmë City kompletoi transferimin e Ferran Torres nga Valencia. /Telegrafi/
OEK i kërkon BE-së të heqë masat kufizuese dhe të hapë rrugë...
“Nuk kemi garanci”, Syla thirrje ish-luftëtarëve të mos marr...
Sot i jepet lamtumira e fundit 18-vjeçarit që u gjet i vdeku...
Osmani udhëton për në Selinë e Shenjtë, do pritet nga Papa L...
Faton Peci betohet si kryetar i Mitrovicës së Jugut
5.8 milionë euro për ndërtimin e Qendrës Nacionale të Xhudos...