Sot është mbajtur takim konsultativ rreth procesit për përgatitjen e programit të reformave në ekonomi 2021-2023.
Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami gjatë takimit tha se përmes këtij programi do të bëhet orientimi i buxhetit, shkruan arbresh.info.
“Përmes këtij programi ne do të identifikojmë mundësitë reale për veprim konkret, për orientim të buxhetit dhe adresimin e politikave rregullative për rritje të ekonomisë”, ka thënë ajo.

Bajrami ka shtuar se rimëkëmbja ekonomike është kryefjala në të gjitha dokumentet.
“Kryefjala në të dy dokumentet është rimëkëmbja ekonomike pas krizës së krijuar si pasojë e pandemisë Covid 19. Para një jave Kuvendi miratoi buxhetin e rishikuar për vitin 2020 i cili do t’i hapë rrugë zbatimit të pakos emergjente dhe rimëkëmbjes ekonomike”, ka shtuar ajo.

Ajo ka thënë se të hyrat në buxhet mund të bien deri në -10%.
“Si pasojë e Covid 19 ne kemi pas rënie të të hyrave në buxhet, dhe parashikimet janë që deri në fund të vitit të hyrat ne buxhet të bien deri në -10%”, ka thënë ajo./arbresh.info/

Mungesa e institucioneve bllokoi 882 milionë euro nga Plani ...
Kurti uron shqiptarët e “Shame and Money” që fituan çmimin k...
Hoxha: Inteligjenca ushtarake serbe e përfshirë në sulmin në...
AUV njofton se ka hequr nga tregu dy produkte Aptamil për fo...
Shpëton shëndosh e mirë i riu nga Hani i Elezit, e konfirmon...
Shembet muri në Han të Elezit, vetura përfundon nën rrënoja