Sapo ora ka shënuar 00:00, Mozzik ka lançuar albumin e tij të titulluar “MozzArt”, i cili po pritej me padurim nga fansat. Për reperin, ky është projekti më i veçantë që përfshin jo vetëm bashkëpunime bombë, por edhe këngë të ndjera si “Hana”, që përshkruajnë emocionet e ngjarjet më speciale të jetës së tij.
“MozzArt” është pritur mjaft mirë nga publiku dhe jemi të bindur se të gjitha këngët e tij do të kthehen në hite, ndërsa Mozzik ka vendosur të na rrëfejë emocionet pas publikimit të këtij projekti.
Në një postim në InstaStory, 24-vjeçari ka treguar se emocionet e tij janë të përziera, teksa falenderon publikun për çdo mesazh të bukur e mbështetës që i ka dërguar. “Sot jom gzushëm, jom mërzitshëm, jom krejt kapak… mu kanë përzi edhe emocionet shumë. Faleminderit shumë njerëz të mirë.. çdo mesazh po e lexoj. Ju përqafi të gjithëve.”- shkruan reperi krahas fotos. Po ju i dëgjuat këngët e reja të albumit? Si ju duken?

Kurti takon virtualisht Haddad, flasin për integrimin evropi...
Prishtina 01 fituese e Kupës së Kosovës në futsal
Arsenali shkon në pushim me epërsi ndaj Atleticos
Bashkimi arrin fitoren e dytë në serinë gjysmëfinale ndaj Bo...
Mbi një orë bisedë telefonike mes Trump dhe Putin, çfarë dis...
Banka Botërore parashikon rritje ekonomike prej 3.7 për qind...