Komiteti i Gjilanit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, është njoftuar sot për 9 raste të reja pozitive, por fatmirësisht 11 persona janë shëruar plotësisht.
Kryetari Lutfi Haziri ka bërë të ditur se numri total i të prekurve me koronavirus është 482, prej tyre 320 të shëruar, 146 raste janë aktive, 41 pacientë në hospitalizim, ndërsa 16 kanë vdekur.
Haziri tha se Gjilani është duke pritur rezultatin edhe të 28 mostrave të datave 28 dhe 29 korrik.
“Le të vazhdojmë drejt shërimit më të madh dhe t’i ulim rastet me infeksion. Bashkë dhe vetëm me lojalitet ia dalim”, ka thënë ai.
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen