Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim – ORCA akuzon Këshillin Drejtues të Universitet të Prishtinës (UP) se po zvarrit procesin e zgjedhjes së Rektorit të UP-së.
Përmes një reagimi për media, thotë se sot është dashur të intervistohen kandidatët për Rektor të UP-së, mirëpo një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
ORCA, shpreh shqetësimin e saj me mos-përpikërinë e Këshillit Drejtues dhe e vlerëson këtë si një manovër për të hedhur mjegull mbi proces dhe që me metoda klandestine të bëhet i mundur kandidimi i personave jo-kredibil të dirigjuar nga partitë politike.
“ORCA është e shqetësuar me mos-përpikërinë e Këshillit Drejtues dhe e vlerëson këtë si një manovër për të hedhur mjegull mbi proces, në ndërkohë që me metoda klandestine të bëhet i mundur kandidimi i personave jo-kredibil të dirigjuar nga partitë politike. Shtyrja dhe tej zgjatja e proceseve, për të pritur deri sa të zgjidhet kandidati i caktuar, apo të digjet në afat i tërë procesi, janë praktika korruptive mjaft të njohura në Kosovë”, thuhet në reagim.
Sipas kësaj organizatë, komisioni profesional për verifikimin e kandidatëve për Rektor, i emëruar nga organi më i lartë akademik në UP – Senati, ka dhënë vendim profesional dhe të arsyetuar mirë për kandidatët që ia ka propozuar Këshillit Drejtues.
Kjo organizatë i bën thirrje Agjencisë Kosovare Kundër Korrupsion (AKK) që të jap përgjigjen e duhur sa më shpejtë që është e mundur./arbresh.info/
Njoftimi i plotë:
VONESA TË PANEVOJSHME NË PROCESIN E ZGJEDHJES SË REKTORIT TË UP-SË
Sot me datë 29.07.2020 sipas kalendarit të procesit zgjedhor në Universitetin e Prishtinës, Këshilli Drejtues i UP-së është dashur të realizoj intervistë me kandidatët për Rektor të UP-së të propozuar nga komisioni profesional i Senatit. Kjo gjë nuk ka ndodhur.
ORCA është e shqetësuar me mos-përpikërinë e Këshillit Drejtues dhe e vlerëson këtë si një manovër për të hedhur mjegull mbi proces, në ndërkohë që me metoda klandestine të bëhet i mundur kandidimi i personave jo-kredibil të dirigjuar nga partitë politike.
Shtyrja dhe tej zgjatja e proceseve, për të pritur deri sa të zgjidhet kandidati i caktuar, apo të digjet në afat i tërë procesi, janë praktika korruptive mjaft të njohura në Kosovë.
Komisioni profesional për verifikimin e kandidatëve për Rektor, i emëruar nga organi më i lartë akademik në UP – Senati, ka dhënë vendim profesional dhe të arsyetuar mirë për kandidatët që ia ka propozuar Këshillit Drejtues.
I bëjmë thirrje të gjitha organeve të përfshira, sidomos Agjencisë Kosovare Kundër Korrupsion që të jap përgjigjen e duhur sa më shpejtë që është e mundur. Në këtë mënyre pamundësohet prolongimi dhe sabotimi i zgjedhjes meritokratike të Rektorit të ri.
Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor
Forcat izraelite vrasin 6 terroristë, arrestohen dhjetëra të...
OEK i reagon Rizvanollit, do të iniciohet procedurë ligjore...
Haradinaj nominohet për kryeministër: Aleanca në zgjedhje ni...
Këshilltari i komandantit të KFOR-it takon kryetarët e zgjed...
Osmani bisedon me Guerot për marrjen e detyrave nga kryetarë...