Kryetari i Alenacës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është i bindur se brenda kësaj jave do të votohet rishikimi i buxhetit, që do t’i hapë rrugë ekzekutimit të pagesave nga Pakoja Emergjente.
Ai ka inkurajuar qeverinë Hoti, që të bëjë më tepër për lehtësimin e jetës së qytetarëve të vendit, duke vlerësuar se është e pamjaftueshme shuma prej 170 euro, si ndihmë për punëtorët.
“Ideja e 170 euro për të punësuarit ka qenë një ide që pjesshëm i përgjigjet situatës, nuk e mbulon gjendjen e vështirë. Nuk justifikohet vonesa në shperndarjen e tyre, por duhet vepruar edhe më tutje. Gjatë kësaj jave mund të votohet buxheti dhe këto para mund të shkojnë tek qytetarët. Por këto nuk kanë ndonjë far vlere, sepse punëtorët kanë krijuar minusa. Është sitaute e vështirë dhe duhet të lëshohet paraja sa më shpejtë në treg”, tha Haradinaj për “GazetaBlic”.
Haradinaj, ka folur edhe rreth propozimit për ndarjen e një mjeteve financiare për secilin banorë të vendit, në vlerë prej 100 euro, duke thënë se është punuar në pakon e rimekëmbjes.“Ne kemi pasur propozim që të gjithë banorëve të vendit t’iu ndahet një shumë e saktuar. Tani është miratuar një pako e rimekëmbjes ekonomike”, u shpreh ai.
Hoxha: Shqipëria e vlerëson shumë miqësinë dhe partneritetin...
Do të ketë më shumë raste të hantavirusit në javët e ardhshm...
Parashikimi i motit për të enjten
Inter e fiton edhe Kupën e Italisë
Trump në Kinë me titanët e teknologjisë amerikane, çfarë pri...
Konjufca: Nëse VV i merr mbi 51%, nuk ka zgjedhje deri në vi...