Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, ka ndarë disa lajme emocionuese të hënën (27 korrik).
Ylli ka zbuluar se njëra nga këngët e albumit të saj “Future Nostalgia”, “Levitating” do të bëhet ‘remiks’ nga DJ The Blessed Madonna.
Megjithatë, kjo nuk është e gjitha.
https://www.instagram.com/p/CDJ7PtBM8y8/?utm_source=ig_embed
Pjesë e këtij projekti madhështor do jetë edhe ylli i muzikës pop, Madonna dhe reperja amerikane, Missy Elliott.
“Ëndrra u bë realitet, të shkojmë”, ka shkruar Lipa krahas postimit, teksa shfaqet në një fotografi me artistet duke marrë poza para aparatit fotografik.
“Future Nostalgia” e publikuar në muajin mars, u rendit e katërta në tabelën e Billboard 200, të datës 10 prill.
‘Remiksi’ i “Levitating” do të lansohet më 14 gusht.
Ndërkohë, në një intervistë të dhënë më herët për “Music Week”,menaxheri i këngëtares me prejardhje kosovare, Ben Maëson, deklaroi se për albumin e fundit, “Future Nostalgia”, Dua është ndikuar nga puna e Madonnas në të kaluarën dhe se synon të bashkëpunojë me të. /Telegrafi/
SHBA-të hartojnë një plan me 15 pika për t’i dhënë fun...
Këto gjëra që i bëjmë në fundjavë mund të ndikojnë negativis...
Analistët: Konflikti në Lindjen e Mesme ndikon në ekonominë ...
Trump miraton vendosjen e më shumë se 1,000 ushtarëve shtesë...
Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës
Kurti kujton rezistencën heroike në Gllogjan