Duke qenë një prej këngëtareve të pëlqyera të skenës shqiptare të muzikës, Dafina Zeqiri arrin të tërheqë vëmendje edhe me dukjen e saj.
Ylli i muzikës është e njohur për ndryshimet që i bën në dukje, si edhe për guximin që ndërmerr në transformimet e saj.
Gjatë këtyre ditëve verore, Dafina ka qëndruar në bregdetin shqiptar, nga ku ka sjellë disa poza atraktive.

Këngëtarja ka dhuruar një performancë në një prej lokacioneve të atjeshme duke i argëtuar të pranishmit.
Ajo i ka interpretuar disa prej hiteve të saj, ndërsa fansa të shumtë kanë publikuar xhirime të performancës së saj në rrjetet sociale.
Në ndërkohë, hiti i saj me Taynan, “Bye Bye”, ka kaluar shifrën prej 50 milionë shikimesh në YouTube. /Telegrafi/

45 minuta të çmendura në “Metropolitano”, Barça ...
Dafina Zeqiri feston ditëlindjen e parë me të birin: Dhurata...
Rikthehet Atletico, Ademola Lookman shënon golin e qetësisë
Barcelona realizon edhe golin e dytë ndaj Atleticos
Ushtria amerikane ktheu mbrapsht gjashtë anije në 24 orët e ...
Digjet i gjithë pallati përballë spitalit “Nënë Tereza” në T...