Më shumë se 16 milionë raste me koronavirusin e ri janë regjistruar zyrtarisht në botë, prej të cilëve më shumë se gjysma në SHBA dhe në Amerikën Latine dhe Karaibe, sipas të dhënave zyrtare.
Të paktën 16 050 223 raste, prej të cilëve 645 184 të vdekur janë deklaruar në botë, veçanërisht në SHBA, vendi më i prekur në botë me 4 178 021 raste dhe 146 460 të vdekur, në Amerikën Latine dhe Karaibe 4 328 915 raste dhe 182 501 të vdekur dhe në Evropë 3 052 108 raste, 207 734 të vdekur.
Ritmi i pandemisë vazhdon të përshpejtohet në botë, me më shumë se pesë milionë raste të reja të regjistruara që prej 1 korrikut, më shumë se një e treta e rasteve me COVID-19 të deklaruara që prej fillimit të pandemisë.
Shifra e numrit të kontaminimeve reflekton vetëm një pjesë të numrit real të rasteve, pasi shumë vende nuk disponojnë burime të mjaftueshme për të kryer fushata të gjera depistimi./atsh/
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit