Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka adresuar kritika ndaj kryeministrit Avdullah Hot idhe kabinetit të tij qeveritar për keqmenaxhim të situatës me Covid-19.
Sveçla përmes një statusi në Facebook ka thënë se Qeveria nuk ka as plan e as strategji, madje sipas tij duket që nuk ka as vullnet për t’i shërbyer qytetarëve dhe nuk mund të fshihet prapa hedhjes
Ai ka shkruar se “se sa e rëndësishme është për Avdullah Hotin dhe LDK’në siguria dhe rendi, na e kanë bërë të qartë qysh në momentin kur kanë vendosur Veliun në krye të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike”.
Sipas tij, deri tani, nuk është parë as mbështetja më e vogël të kësaj Qeverie ndaj Policisë së Kosovës.
“Por përkundër mosmbështetjes, me të gjitha vështirësitë e mungesat objektive, policia ka qenë në nivel të detyrës. Dështimi për të mbrojtur shëndetin publik dhe jetën e qytetarëve, është dështim i Hotit, Zemajt dhe kabinetit të tij. Moskokçarja e kësaj Qeverie po i kushton qytetarëve me jetë. Andaj, përgjegjësia për keqmenaxhim bie mbi Hotin dhe vetëm mbi të. Kjo Qeveri koti, që nuk ka as plan e as strategji, madje duket që nuk ka as vullnet për t’i shërbyer qytetarëve, nuk mund të fshihet prapa hedhjes së fajit e baltosjes së policisë”, ka shkruar ai.
Ai ka thënë se “Hoti përgjegjësinë duhet ta kërkojë te vetja e tij dhe ministrat e paaftë të tij”.
Abdixhiku nga prezantimi i grave kandidate për deputete: Gra...
Shqipëri: Automjeti godet për vdekje një 62-vjeçar
Hamza takon kryediplomatin shqiptar: Kosovës i duhen institu...
Moti këtë javë i ndryshueshëm – IHMK paralajmëron diel...
Tetë të vdekur përfshirë një foshnje, nga përplasja e një au...
Shpërthen në flakë makina në aksin rrugor Korçë-Ersekë