Nënkryetari i Kuvendit Xhavit Haliti shpreson që Kryesia e Kuvendit do të vendos për mbajtjen e një seance të veçantë për ratifikimin e Marrëveshjes për Stabilizim Asociim dhe se në këtë seancë pret që pjesëmarrjen e tyre ta konfirmoj edhe opozita e cila që nga fillimi i sesionit vjeshtor ka bojkotuar dhe pamundësuar mbajtjen e seancave të Kuvendit të Kosovës.
Këto deklarata Haliti i bëri pasi që dështoi mbledhja e Komisionit Parlamentar për Integrime Evropiane.
“Tani ju e dini që ratifikimi i kësaj marrëveshje bëhet me dy të tretat e deputetëve, po besoj që edhe opozita është dakord që të merr pjesë në një seancë ku ratifikohet marrëveshja e MSA. Besoj që edhe opozita në këtë rast organet përkatëse të parlamentit do të duhej të shqyrtonin mundësinë që të bëhet një seancë e veçantë lidhur me ratifikimin e marrëveshjes që po quhet MSA dhe të bëhet të votohet, mund të ketë edhe kundër por unë besoj që do të ratifikohet në Kuvend dhe besoj që edhe opozita do të marrë pjesë në një seancë që do të organizohet vetëm për këtë çështje. Po besoj që edhe kryesia do ta shqyrtoj këtë mun dësi që të thërras mbledhje të veçantë për ratifikimin e marrëveshjes”, tha Haliti.
Sipas tij opozita gjithkund në botë e ka për detyrë që të shoh bardh e zi, e sa herë që flitet për pozitën ajo sheh vetëm zi, duke përsëritur këtu qëndrimin e tij që opozita duhet të futen në sallën e seancave e të thonë fjalën e saj jo vetëm për MSA-në por edhe për të gjitha temat tjera që do të diskutohet në Kuvend.
Haliti me vet faktin që Kryesia e Kuvendit ka vendosur të thërras mbajtjen e seancës së ardhshme për 2 nëntor, shpreson që ajo edhe do të mbahet, mirëpo në rast të pamundësimit të saj nënkryetari i Kuvendit tha se nuk e kanë ndërmend të rrihen deputetët mes vete.
“Unë besoj që ne do të kemi seancë sepse është thirr séance. Ne do të provojmë të mbajmë seancën, në qoftë se na pamundësohet normalisht që nuk e kemi ndërmend që si kolegë që jemi të rrihemi mes veti, sepse nuk kemi ardhur në këtë pikë. Sidoqoftë unë e kam thënë gjithherë mendimin tim që të gjitha çështjet t’i diskutojmë në parlament dhe të debatojmë për të gjitha çështjet për të cilat opozita nuk pajtohet, por edhe për edhe për ato që pajtohet sepse është edhe obligim I pozitës që të ballafaqohet me kritikat e opozitës , edhe është obligim I të gjithëve që të ballafaqohemi me mendimet e të dyja palëve në raport me qytetarët të cilët janë të interesuar të dinë se çfarë po ndodh dhe çfarë është ajo që përfaqësuesit e popullit nuk po gjejnë një gjuhë të përbashkët që të bisedojnë bashkë”, tha Haliti.
Ndryshe Kryesia e Kuvendit ka vendosur që të thërras një tjetër seancën dhe atë për të hënën me 2 nëntor. Këtë vendim e ka marrë Kryesia në ditën kur edhe është nënshkruar MSA-ja në mes t? ? kryeministrit Isa Mustafa dhe Përfaqësues Së Lartë të Bashkimit Evropian Federica Mogheri dhe ministrit të Integrimeve Evropiane Bekim Çollaku dhe Komisionerit për Zgjerim Johannes Hahn.
Përshkallëzimi i protestave në Iran, një shtetas kanadez i v...
Krerët e shtetit bashkë me William Walker vizitojnë Hazbi Ka...
Vjedhen laptop, Ipad e mjete pune në institucione arsimore –...
Hoti: Nëse lidershipi i LDK-së nuk merr përgjegjësinë që i t...
Gjilan: Arrestohet zyrtari i bibliotekës, mori rroga mbi 19 ...
Ambasada amerikane përkujton viktimat e masakrës së Reçakut